Zyrtare: Trump konfirmon se ia sjelli Kosovës njohjen nga ky shtet i fuqishëm

Zyrtare: Trump konfirmon se ia sjelli Kosovës njohjen nga ky shtet i fuqíshëm

Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhënie diplomatike
(E plotësuar) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrë dhënie diplomatike, raporton Reuters.Këtë deklaratë ai e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nënshkrua marr ëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kjo marrë veshje, u nënshkrua kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Zyrën Ovale në prani të presidentit amerikan, Donald Trump.

Pas nënshkrimit të marrë veshjes mes Kosovës dhe Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, Kosovën pritet ta njohë Izraeli.

Mësohetse marrë veshja e sotme në Uashington i sjell Kosovës një nga njohjet më të rëndësishme, prej pavarësimit të saj.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.

Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrë veshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.

Media raporton nga Uashingtoni se kryeministri Hoti, pasi ta përfundojë takimin me presidentin Trump, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vuciqin, do të kontaktojë përmes telefonit me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.

Ai pritet t’ia konfirmojë njohjen Hotit.

Në këto çaste delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë kanë hyrë në Shtëpinë e Bardhë ku pritet të nënshkruhent marrë veshje, në ceremoninë e së cilës merr pjesë edhe Trumpi.