Zemaj: Nuk do të lejojë që asnjë mjek në Kosovë të mbetet i papunë

Zemaj: Nuk do të lejojë që asnjë mjek në Kosovë të mbetet i papunë

Ministri i Shëndetësisë po zotohet se në Kosovë nuk do të ketë mjekë të papunë, derisa kërkon ngritje të performancës dhe llogaridhënies. Për këtë ministri Armend Zemaj thotë se ata që nuk mund t’i kryejnë detyrat, do të kalojnë në nivel tjetër të përgjegjësisë.
Gjatë takimit me drejtorët e klinikave të QKUK-së, Zemaj tha se performanca do të kërkohet nga të gjithë, dhe qëllimi i këtyre takimeve është që të koordinohen aktivitetet dhe t’iu shërbejnë qytetarëve sipas kompetencave dhe ligjeve në fuqi ja postimi tij: