Zbulohen detaje/ Ja çfarë pritet të ndodh në takimin Kosovë-Serbi në Washington

Zbulohen detaje/ Ja çfarë pritet të ndodh në takimin Kosovë-Serbi në Washington

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do ta presë kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Washington, teksa do të përpiqet ta çojë përpara procesin e paqes pas përpjekjeve të bllokuara për shkak të mosmarrëveshje mes dy palëve, si dhe vonesave të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

CNN ka mësuar nga një këshilltar pranë presidentit Trump, se bisedimet do të përqendrohen rreth krijimit të vendeve të punës dhe shpresës për krijimin e një momenti drejt vendosjes së lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe rrugore midis dy kryeqyteteve, Prishtinës dhe Beogradit.

Një takim në Shtëpinë e Bardhë midis të dy palëve në qershor, me të dërguarin special të Trump, Richard Grenell, dështoi pas një padie për krime lufte të njoftuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.