Xhavit Haliti “selamë“ Kryeministrit Hoti, Avdullah kujdes në Uashtington!

“PDK nuk ka gabuar.

Nuk mund të shkojmë në bisedime me dësh mitarë, por duhet të jemi të përgatitur me tema. Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhen zgjidhur gradualisht”, u shpreh ai.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së Xhavit Haliti ka folur për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit në vend.Ai ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka gabuar që nuk ka qenë pjesë e delegacionit shtetëror në takimin e Uashingtonit më 4 shtator.

“PDK nuk ka gabuar. Nuk mund të shkojmë në bisedime me dësh mitarë, por duhet të jemi të përgatitur me tema. Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhen zgjidhur gradualisht”, u shpreh ai.

Haliti tha se kryeministri Avdullah Hoti duhet të garantojë një marrëveshje eventuale me Serbinë, ndërsa ka hedhur poshtë spekulimet se mos pjesëmarrja e PDK-së në dialogun me Serbinë për shkak të mos prezencës së presidentit Hashim Thaçi.