Vuçiq: Më vjen keq por “Kosova duhet ta harrojë njohjen nga Serbia“

Vuçiq “Kosova duhet ta harrojë njohjen nga Serbia“

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka quajtur “të marra” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se Kosova do të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, atëherë kur Serbia ta njohë Kosovën, duke thënë se “Hoti, dhe ndoshta dikush tjetër, mendon se të gjithë në Beograd janë idíotë dhe mund të kalojë një ide e tipit: ndodhi çfarë ndodhi dhe të shkojmë në ndonjë marrëv eshje të re”.

Presidenti serb, siç raporton “B92” ka potencuar se “pala kosovare mendon se ekzíston një ‘fuqí e padukshme’ që do të ushtrojë presíon mbi Beogradin dhe se do të ndodhë kush e di se çfarë dhe do të vijë te njohja [e Kosovës]”.

“Le ta harrojë këtë”, tha presidenti serb, duke shtuar se “Hoti mund të vazhdojë të flasë ashtu, nëse është më lehtë për të dhe nëse mendon se po inkurajon veten dhe publikun e vet, por kjo është e dëm shme dhe e keqe. Është turp që askush nuk reagon ndaj kësaj dhe nuk thotë se kjo është marrëzi”, tha Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me deklaratën e Hotit përpara Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian,