Vuçiq: Jemi të kënaqur nga kjo marrëveshje, Nuk do të ketë më befasi taksa e tarifa!

Vuçiq: Jemi të kënaqur nga kjo marrëveshje, Nuk do të ketë më befasi taksa e tarifa!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se lajmi për futjen e Kosovës në minishengen është shumë i rëndësishëm.

“Rëndësi ka që ata janë obliguar në marrëveshjen e tyre me amerikanët që t’i qasen minishengenit. Pse kjo është e rëndësishme për ne? Nuk ka rëndësi se e kujt është ideja, e ka qenë e jona, me këtë do të kemi tregun e përbashkët. Nuk do të ketë më befasi me taksa e tarifa e kështu me radhë. Me këtë do të sigurojmë qarkullimin e lirë të njerëzve, të mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Kjo është me rëndësi së pari për serbët e Kosovës, e pastaj për qytetarët tanë, për të gjithë Serbinë. Ekonomia jonë ka humbur gjymsë miliardi euro vetëm për një vit për shkak të taksës. Dicka të tillë më nuk do të ketë. Ne kemi ekonominë më të fuq ishme, prandaj është i rëndësishëm minishengeni për ne, paçka se nga kjo do të përfitojnë edhe të tjerët. Por ne ndihemi mirë edhe për të tjerët. Por, Serbia përfiton shumë nga kjo dhe për këtë jam shumë i lumtur. Pas kësaj mbeten vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi t’i qasen minishengenit. Në këtë mënyrë do të ulim shpenzimet operative për 3,4 e më vonë 6, 7%, duke i dhënë imput dhe impuls shtesë zhvillimit tonë ekonomik”, ka deklaruar ai në një intevistë për medie.

Ksoova pranoi t’i bashkohet nismës rajonale të minishengenit me marrë veshjen e arritur në Shtëpi të Bardhë së bashku me SHBA’në