Vuçiq i thotë Grenellit të hiqet në dokumenta fjala Republika e Kosovës, shikojeni reagimin e tij!

Vuçiq i thotë Grenellit të hiqet në dokumenta fjala Republika e Kosovës

Amerikanët kanë deklaruar se nëse hiqet “Republika e Kosovës” do të hiqet termi edhe “Republika e Serbisë”, pas kësaj dy palët si ajo kosovare sikurse ajo serbe kanë pranuar që në marr ëveshje të jenë vetëm emrat e shteteve. Kosova dhe Serbia do jenë emrat në marrë veshjen e sotme mes dy vendeve si dhe emrat e kryeqyteteve, Prishtina dhe Beogradi. Kjo është bërë nga amerikanët për shkak të ikjes së ankesave nga serbët dhe shkuarjes drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrë veshjes ekonomike mes dy vendeve.