Vuçiq e zbulon: Për këtë çështje u grind delegacioni i Kosovës në Uashington

Vuçiq e zbulon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se Ujmani është gjëja kryesore për të cilën grindeshin mes vete delegacioni i Kosovës.

“Thuhet se të dyja palët bien dakord të punojnë së bashku me Departamentin e Energjisë të SHBA-ve së dhe organe të tjera të qeverisë amerikane në një studim të fizibilitetit që duhet të ndajë burimet e energjisë të Liqenit të Ujmanit”, tha ai, raporton Tanjug.

Vuçiq ka theksuar se delegacioni serb nënshkroi një marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara në Washington, mbi bashkëpunimin ekonomik me Prishtinën, dhe jo një marr ëveshje trepalëshe, dhe në të Prishtina nuk përmendet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

“Nuk ka asnjë pikë dhjetë në tekstin e marr ëveshjes, nuk ka njohje, njerëzit në Serbi mund të qëndrojnë të qetë”, theksoi ai, raporton Tanjug.