Vuçiq: Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët

Vuçiq: Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët

Aleksandar Vuçiqi thotë se Serbia nuk ka pasur përkrahje në Shtetet e Bashkuara në 30 vjetët e fundit dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë kanë qenë të mbyllura për serbët deri në këtë moment.

“Respekt është treguar ndaj Serbisë”, tha ai si mysafir në televizionin shtetëror RTS.

Ai tha se solli origjinalet e marrë veshjes që nënshkroi, në mënyrë që njerëzit të shohin se çfarë është e vërtetë.

Vuçiqi deklaroi se shërbimet e Serbisë e dinin se do të kishte pika “të vësh tira për Serbinë”.

“Amerikanët dhe gjermanët krijuan Kosovën, jo zviceranët, natyrisht”, tha ai.

Presidenti Vuçiq tha se Serbia kurrë nuk ka pasur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe se dyert e Shtëpisë së Bardhë ishin të mbyllura për serbët deri në këtë moment

“Unë e di se si duken bisedimet në Shtëpinë e Bardhë. E di se çfarë pres ioni kishte mbi ne dhe ata”, tha ai.

Siç deklaroi lideri i SNS-së, for ca e Amerikës dihet dhe çfarë bën ajo për Prishtinën.