Vjosa Osmani “trondit” fort LDK-në: Mund të bashkëpunoj me Kurtin

Vjosa: Mund të bashkëpunoj me Kurtin

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani ishin dy figuratm që në zgjedhjet e 6 tetorit të kaluar, rikthyen shpresën e qytetarëve kosovarë, se diçka e mirë për Kosovën ishte duke ardhur.
Të lodhur nga politika e vjetër, hajdutët që gënjyen në emër të luf tës çlirimtare, që mbajtën peng të ardhmen e Kosovës duke e trajtuar si bajrakun e tyre, jo më kot kosovarët i dhanë Kurtit e Osmanit mbi 350 mijë vota së bashku.

Mirëpo kjo ëndërr e shkurtër për të ardhmen e vendit, përfundoi shpejt kur Isa Mustafa, partner i koalicionit qeverisës me LVV, kërkoi mosbesimi ndaj kryeministrit Kurti, pas shkarkimit të Agim Veliu nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Zëri më i fuqishëm që kri tikoi vendimin e Mustafës dhe doli hapur kundër mocionit, madje duke mos e votuar edhe në Parlament, ishte Vjosa Osmani.

“Unë kam shprehur qëndrimin kundër mocionit, për shkak se kam besuar se nga 6 tetori e tutje në veçanti, por edhe para 6 tetorit që e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjitimitet. Qeveri q ë në vetveten ka të përfshirë njerëz, jo vetëm që nuk janë të korruptuar, por edhe në mënyrë aktive e luftojnë krimin dhe korrupsionit”, thoshte Osmani asokohe.

Mirëpo ky qëndrim asaj i kushtoi shtrenjtë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës. LDK ka vendosi më 20 qershor të këtij që të shkarkojë Vjosa Osmanin nga postet e saj në këtë parti. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm u vendos që Osmani të largohej nga kryesia e LDK-së dhe të mos ishte më nënkryetare. Sigurisht, që kërkesa për përjashtimin e saj ishte bërë nga kryetari Isa Mustafa.

Megjithatë, të bashkuar edhe nga qëndrimet e njëjta dhe idealet e larta të përfaqësimit politik, Kurti e Osmani nuk i ndanë rrugët e tyre, paçka se nuk janë më në qeveri.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, shpalli ditën e sotme ndarjen përfundimtare me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme.

Ndërkaq, e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Osmani theksoi se mundësia për bashkëpunimin me VV-në është e hapur e mund ta konkretizojë më vonë.

“Përgjigja konkrete e LDK-së ndaj meje është vendimi i tyre i 20 qershorit për të më përjashtuar. Aty ka përfunduar gjithçka. Ne jemi në kontakt dhe bisedojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do t’iu njoftojnë në momentin që do të konkretizohet”, tha ajo.

Mbetet për t’u parë nëse Osmani do të bashkohet me LVV-në, apo do të krijojë një tjetër forcë politike, duke krijuar dhe një fraksion në LDK, e duke “përçarë” votat e një prej forcave politike më të rëndësishme të Kosovës së pas luf tës, por edhe para saj, kur kryesohej nga Ibrahim Rugova. /Pamfleti