Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli me parti të re, vjen përgjigja e veprimtarit të LDK-së

Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli me parti të re, vjen përgjigja e veprimtarit të LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka deklaruar sot se bashkë me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin mund të krijojnë një parti të re, pas pakënaqësive brenda kësaj partie. Deputeti i LDK-së nga Prizreni ka thënë se ky opsion nuk mund të përjashtohet.
“Të gjitha mundësitë janë të hapura dhe me kohë opinoni do të njoftohet. Nuk hiqet mundësia që të krijohet një organizim i ri”, ka deklaruar Haxhi Avdyli.