Vjosa më nuk është në LDK, aty janë shokët e Hashimit: Isa, Luta, Agimi…

NGA FATON MEHMETI

Edhe ata pak njerëz që ende mbanin shpresa, tashmë e kanë të qartë; Vjosa Osmani më nuk është në LDK. Tashmë disa muaj konfrontime të vazhdueshme, këtë të hënë Vjosa Osmani për herë të parë në mënyrë direkte ka thënë se me vendimin për ta përjashtuar nga pozitat udhëheqëse në LDK, me këtë parti ka përfunduar gjithçka.

Duket se vendimi i 20 qershorit për ta përjashtuar Vjosën nga pozita e nënkryetares, ka shënuar edhe fundin e personit më të votuar dhe më të dashur për elektoratin e LDK-së. Fatke qësisht kryesia e LDK në vend se t’i ishte falënderuese Vjosës për votat që i solli, e sulmuan, e fyen dhe e lan anash. Derisa ata kanë problem me Vjosën si karakter, Vjosa ka problem me kryesinë e LDK për mungesë parimesh, apo thënë më mirë për thyerje të tyre.

Largimi i Vjosës, natyrisht se e dobëson LDK, por nuk e forcon as Vjosën, me të dyja palët që presin të humbasin, dikush më shumë e dikush më pak.

Vjosa duket se ka orientim të bashkëpunoj me Albin Kurtin, mbase duke u future në VV, me gjasat më të mëdha që të krijojë një grupacion të ri politik. Me krijimin e këtij grupacioni, Vjosa natyrisht se do e dobësojë ndjeshëm LDK, me hijen e ras teve të ngjashme që do e ndjekin pas zonjën Osmani, të cilat nuk kanë pasur jetë të gjatë politike.

Si rrugë më të sigurt, Vjosa ka pasur, dhe ende e ka (përderisa s’ka krijuar for cë politike të re) të mbetet në LDK, të krijoj një fraksion. Me krijimin e një for ce të re politike, Vjosa po e pranon dështimin përballë kryerësi aktuale të LDK-së, e cila s’ka asgjë të përbashkët me vlerat e LDK-së. Ka mundësi shumë, që me krijim e një for ce të re politike, Vjosa dhe Albini të shkojnë bashkë në zgjedhje, në një koalicion të përbashkët, me suksesin sipas tyre të garantuar, por që mbetet për tu parë