Vjen një lajm i rëndësishëm nga Ambasada e Suedisë për Kosovarët

Ambasada e Suedisë paralajmëron kosovarët

Ambasada e Suedisë në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi që kanë marrë informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për viza Shengen, leje pune dhe leje qëndrimi.

Në njoftimin e ambasadës thuhet:

“Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga individë -agjenci, të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje pune për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin të bashkëpunojnë me këta individë a agjenci”.

Paralajmërime për mashtrime të mundshme
Informacione në lidhje me dyshime për mashtrime për shengen viza, leje pune dhe leje qëndrimi.
Ambasada ka marrë informacione që aplikantë për viza janë kontaktuar nga individë-agjenci, të cilët pohojnë që mund të lehtësojnë procesin e aplikimit ose mund të japin viza, leje qëndrimi dhe leje për punë për në Suedi. Kjo nuk është e vërtetë dhe aplikantët mund të rrezikojnë të humbin të holla nëse vendosin që të bashkëpunojnë me këto individë-agjenci.
Fakte të rëndësishme: Aplikacionet për vizën Shengen shqyrtohen dhe vendosen nga Ambasada e Suedisë në Shkup dhe asnjë tjetër institucion. Gjithashtu, aplikacionet për leje qëndrimi shqyrtohen vetëm nga Agjencia e Migracionit të Suedisë.

Ambasada e Suedisë në Shkup bashkëpunon me kompaninë ndërlidhëse VFS Global në Prishtinë, Kosovë, me adresë rr. “Rrustem Statovci” nr. 36 në Prishtinë, për pranimin e aplikacioneve Shengen . Ambasada e Suedisë nuk bashkëpunon me shitës ose zyra të cilat nuk janë në kuadër të kompanisë VFS Global.
Asnjë shitës nuk mund të ndikojë mbi periudhën e shqyrtimit dhe rezultatin e vendimit.
Ju lusim të vizitoni lidhjet më poshtë për më tepër informacione në lidhje me procedurat e aplikimit për viza Shengen dhe leje qëndrim:https://www.vfsglobal.se/Kosovo/https://www.migrationsverket.se/…/Pr…/Working-in-Sweden.htmlhttps://www.migrationsverket.se/…/Moving-to-someone-in-Swed…