VIDEO: Qytetari xhiron gjendjen në toaletin e klinikës ku trajtohen pacientët me COVID-19

Qytetari

Papastërti, lagështi dhe mungesë e mjeteve higjienike janë parë sot në një nga toaletet e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK ku po trajtohen edhe pacientët me COVID-19

KALLXO.com gjatë ditës së sotme ka pranuar një video nga një qytetar për gjendje e toaleteve në Klinikën e Pulmologjisë. Aty shihet dikush që largon një sasi të ujit, që sipas qytetarit është urinë.

Në video shihet se nuk ka asnjë dezinfektues apo shampon të vendosur brenda toaletit.