Vetëvendosje: Mirë se vjen Vjosa Osmani, Ju mirëpresim!

Vetëvendosje: Mirë se vjen Vjosa Osmani, Ju mirëpresim!




Largimi i Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, po e dërgon atë drejt forcímit të bashkëpunimit me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.
Këtë e ka thënë edhe vet kryetarja e Kuvendit të Kosovës, duke e konfirmuar se është në kontakt me Kurtin.

“Ne jemi në kontakt dhe diskutojmë për tema të ndryshme të bashkëpunimit, se si do të konkretizohet ky bashkëpunim në të ardhmen do të ju njoftojmë në momentin që do të konkretizohet”, u ka deklaruar Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit është mirëpritur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe nga njohësit e çështjeve politike.

Deputetja e VV-së: Ne kemi ndarë të njëjtat mendime me Vjosa Osmanin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arta Bajralija, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se për shumë çështje të caktuara VV ka ndarë të njëjta mendim me Osmanin.