Vala “çmend” qytetarët, brenda 24 orëve iu dërgon mbi 300 sms për të mbushur llogarinë

Vala brenda 24 orëve iu dërgon mbi 300 sms për të mbushur llogarinë

Qytetarë të shumtë janë ankuar se si këtyre ditëve po iu vijnë mesazhe të ndryshme telefonike nga Vala në momentin që iu hargjohet mbushja apo pakoja telefonike.

Brenda ditës apo 24 orëve ndodh te vijnë mbi 300 mesazhe me përmbajtjen : “Llogaria juaj nuk është aktive. Ju lutem mbusheni para datës…”

IndeksOnline ka marrë këto shqetësime të qytetarëve e të cilët kanë thënë se një situatë e tillë po bëhet e bezdisshme për ta.