Trump, mesazh Kosovës: Nuk ka dyshime, keni me qenë të suksesshëm!

Trump, mesazh Kosovës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes ekonomike ndërmjet dy shteteve.

“Keni me qenë shumë të suksesshëm, nuk dyshojmë. Shumë keq që kjo nuk ka ndodhë shumë më herët dhe s’keni bashkëpunuar”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

Ndërsa, kryeministri Avdullah Hoti ka mirëpritur këtë marrëveshje.

“Është moment i madh për Kosovën dhe rajonin. Ne kemi bërë një hap të madh në normalizimin e raporteve që dërgon në marrëveshje të tjera në mes të dy shteteve. Ne jemi të vendosur që të punojmë së bashku, të krijojmë punë për njerëzit”, ka deklaruar ai.