Thaçi: Po thojnë Hashimi u bo milioner, A e dini sa borxhe kam!

Thaçi: Po thojnë Hashimi u bo milioner, A e dini sa bor xhe kam

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korru psionit.Thaçi ka deklaruar se pasuri të paluajt shme ka një tokë bujqësore, trash ëgimi nga familja, vlera e së cilës arrin 180 mijë euro, e cila është në pronësi të përbashkët. Përveç tokës, Thaçi ka deklaruar edhe dy shtëpi, njëra trashëgimi nga familja, në vlerë prej 80 mijë euro dhe tjetra në vlerë prej 350 mijë euro, të cilën ende nuk e ka paguar.

I pari i shtetit ka deklaruar se posedon veturë Audi Q3, vlera e së cilës arrin 19 mijë euro, të cilën e ka në pronësi me bashkëshorten. Para të gatshme në institucione financiare Thaçi ka mbi 11 mijë euro.Ndërkaq, detyrime financiare Thaçi bashkë me gruan i ka 10 mijë euro, të cilat janë shf rytëzuar për të blerë një veturë vitin e kaluar. Të hyra vjetore i pari i shtetit ka gjithsej 60 mijë e 435 euro, prej të cilave 33 mijë e 509 euro i merr si president i Kosovës.