Taip Erdogan: E dinë grekët dhe francezët se çfarë i pret dhe çfarë do vuajnë, a jo?!

Taip Erdogan: E dinë grekët dhe francezët se çfarë i pret dhe çfarë do vuajnë, a jo?!

“Shigjeta ka dalë nga harku dhe do ta mbërrijë synimin. Në këtë rrugë që kemi nisur jemi të gatshëm të paguajmë gjithçka”.

Kështu u shpreh presidenti turk, Erdogan.

Ai riktheu në vëmendje marrëveshjet e shekullit të fundit, të cilat, Erdogan i quajti pazare të padrejta:

“Ky qëndrim i vendit tonë i hap rrugë prishjes së llogarive të shekullore. Kjo është edhe arsyeja pse na sulmojnë. Se prishja e këtyre hesapeve sjell dhi mbje”.

Për këtë është i gatshëm edhe për përballje ushtarake:

“Ar miqve tanë iu themi ja tek është sheshi. Ashtu siç shpirti është i lidhur me trupit edhe njerëzit dhe ushtarët janë të lidhur me këtë tokë, derisa të mbetet kufoma e fundit në këtë territor. Ne nuk heqim dorë nga kjo përpjekje. Për këtë arsye nuk hezitojmë fare që të japim dësh morë”.

Erdogan u shpreh se Turqia ndihet e kërc ënuar në rajon dhe për ato shtete drejtoi disa pyetje:

“A janë të gatshëm edhe ata që na dalin kundër në Mesdhe që të bëjnë të njëjtën sakrificë?

I pranon populli grek ato që do të vuajnë për shkak të drejtuesve të tyre të papërgjegjshëm?

E di populli francez se çfarë do të paguajë për shkak të drejtuesve të tyre të papërgjegjshëm”?

Teksa foli për të ardhmen u kthye mbrapa në kohë:

“Ne dimë shumë mirë se ku kemi qenë. E di se çfarë qëndrimesh mbajmë sot si dhe çfarë kemi si synim në të ardhmen”.

Ndërsa paralajmëroi fitore të rëndësishme në të ardhmen:

“Gushti është muaji i fitoreve. Kemi marrë shumë fitore për më shumë se 400 vjet. Në gusht fituam betejën e Mallazgirtit, pushtuam Beogradin dhe u zgjeruam në Perëndim.

Bëmë edhe Qipron pjesë të tokave tona. Edhe përpjekjet tona për të mbrojtur kufijtë në jug dhe në det i nisëm në muajin gusht.

Asnjë fitore në historinë tonë nuk është alternativë e tjetrës. Por e kundërta. Çdo fitore paralajmëron tjetrën”.