Tadiq i ‘lyp fer’ Vuçiqit: Dalim në duel televiziv e ballafaqohemi për Kosovën

Tadiq i ‘lyp fer’ Vuçiqit: Dalim në duel televiziv e ballafaqohemi për Kosovën

Ish-presidenti i Serbisë dhe kreu i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadiq, i ka kërkuar kreut të shtetit serb, Aleksander Vucicit, një ballafaqim të drejtpërdrejtë në televizion për çështjen e Kosovës dhe për akuzat që Vuçiq i ka bërë për pushtetet e kaluara dhe për veprimet që ndërlidhen me Kosovën.

Tadiq ka thënë se këtë ftesë po ia dërgon Vucict në cilësinë e ish-presidentit dhe jo si përfaqësues i opozitës, duke thënë se Vuçiq duhet të tregojë minimumin e kurajës dhe të përballet me përgjigjet për akuzat që i ka bërë.

Lidhur me këtë ftesë të Tadiq ka reaguar Marko Gjuriq, duke thënë se Tadiq duhet të ftojë Vuçiqin për t’u këshilluar dhe jo për t’u përplasur për një prej çështjeve më të rëndësishme për Serbinë, siç është çështja e Kosovës.