‘S’më japin ujë, s’më ndërrojnë, po më vdesin, ma morën frymën’, dëshmia tronditëse e vajzës për nënën e shtruar te Infektivi

‘S’më japin ujë, s’më ndërrojnë

Një dëshmi e fortë është bërë nga vajza e një nëne të shtruar në spitalin ínfektiv në Tiranë.

E reja e cila ka qëndruar para spitalit me ditë të tëra, në pritje për të marrë informacione për nënën e saj, shprehet se asaj nuk po i ofrohet shërbimi i mirë.

Teksa tregon një bisedë telefonike me të, ajo shprehet se e ëma i ka treguar se në spital nuk i japin ujë as s’e ndërrojnë.

“Prej ditësh s’kemi asnjë informacion. Nuk bëhet më më ka thënë doktoresha.

Po më vde sin, më morën frymën, më tha nëna kur fola në telefon. S’më japin ujë, s’më ndërrojnë.

Këto informacione i kam nga nëna. Sa i vënë ato aparaturat nuk duan t’ja dinë më.

Këto janë informacionet e vetme që di për nënën. S’japin informacion. Por të paktën ti çoj bebelinat se na kanë kërkuar bebelina. Shumë keq sítuata.

6 ditë fjeta në makinë tani kam fjetur në hotel.

Nëna kur erdhi ishte në gjen dje të mirë, fliste. Pastaj më thoshte se më bërtasin ata brenda, e më thonë se përse i ank ohesh vajzës.

Nuk po dimë çfarë po bëhet. Ne jemi nerëz s’jemi kafshë, nuk rrimë këtu se na mori malli. Të paktën të na japin informacion, të marrim informacion në një zyrtë”, tha ajo për news 24.