Skandaloze: Lojtari që i shënoi Kosovës ishte pozitiv me koronavirus, pritet vendimi i UEFA-së

Lojtari që i shënoi Kosovës ishte pozitiv me koronavirus, pritet vendimi i UEFA-së

Golashënuesi i Moldavisë në takimin ndaj Kosovës, Ion Nicolaescu, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit të bërë pas ndeshjes.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i cili në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë në pritje të vendimit nga UEFA.

Kosova e nisi të enjten mbrëma kampanjën kualifikuese të edicionit të dytë në Ligën e Kombeve.