Selmanaj: Nga LDK kanë dalë shumë figura më të rëndësishme se Vjosa


Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj, vlerëson se dalja e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta dëmtoi aspak këtë parti.Sipas tij, largimi i Osmanit nuk do t’ia lë shenjë LDK-së. Ai gjatë një interviste në kanal 10, ka përmendur shumë figura të mëhershme që kanë hequr dorë nga kjo parti por që i janë kthyer prap LDK-së.“Pra daj u them, mos humbni kohë të defiloni dika tjetër e pastaj të ktheheni në bazë”, është shprehur Selmanaj. Sipas tij, Vjosa Osmani e ka parë LDK-në vetëm si trampolinë për të kaluar në parti tjera