Rrëfimi familjes: E v’ranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë

E v’ranë pasi festoi fitoren e Shqipërisë ndaj Greqisë

Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u v ra në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke. Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë ekskluzivisht për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.

“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vr arë Gramozin grekët. E kanë vr arë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gj ak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.”, rrëfeu i ati.