Reagimi i “çuditshëm“ i Vuçiqit pasi Trump përmend këtë pikë për Kosovën

Trumpi përmend zhvendosjen e ambasadës serbe në Jerusalem

Një video e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë momentin të fjalimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në ceremoninë e nënshkrimit të marr ëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, është bërë virale.

Në momentin kur Trump përmend se Serbia do të vendosë ambasadën në Jerusalem, shihet Vuçiq teksa shikon edhe njëherë dokumentin që ka para vetes.

“Momenti kur presidenti serb, Vuçiq e kupton se marr ëveshja që sapo e nënshkroi (si duket pa e lexuar) thotë se vendi i tij duhet ta vendos ambasadën në Jerusalem të Izraelit”, shkruan një përdorues në Twitter.