Ramush Haradinaj: O Burra, Nja dijeni se ”Ujmani është pronë e Kosovës”

”Ujmani është pronë e Kosovës”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth marrë veshjes mes Kosovës dhe Serbisë, në Uashington. Ai tha se ka parë një shqetësim te kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kur fliste për Liqenin e Ujmanit. Haradinaj tha se Kosova është dashur ta heqë pikën për Ujmanin, pasi që Serbia e hoqi pikën 10, atë për njohje reciproke.

“Nëse Serbia e hoqi pikën 10, atë të njohjes reciproke, pse Kosova nuk e hoqi pikën për Ujmanin”, u shpreh kryetari i AAK-së.
Tutje, Haradinaj thotë se ky version për Ujmanin nuk duhet të na kënaqë e as të na gëzojë, pasi që është pronë e jona.

“Nuk është e vërtetë që Ujmani është pronë e ndarë, Ujmani është pronë e Kosovës”.