AAK-ja këmbëngul që Ramush Haradinaj është kandidat i denjë për president




Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj,thotë se çdo marrëv eshje e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e që ka synim rregullimin e raporteve është lajm i mirë.
“Çdo marrëv eshje që bëhet për rregullimin e raporteve është e mirë. Nuk mund te flasë sepse i takon pjesë politike por rregullimi i raporteve është lajm i mirë”.
Tutje, Elezaj, pjesë e AAK-së, thotë se Ramush Haradinaj do të duhej të marrë besimin për president, sepse është njeriu i cili përfaqëson interesat e Kosovës.
“Unë besoj që Haradinaj do të duhej ta merrte besimin nga të gjithë përfaqësuesit e popullit sepse është njeriu i cili vërtetë është dëshmuar dhe për të ardhmen e Kosovës dhe sigurinë qytetarë të kemi një njeri i cili përfaqëson interesat e Kosovës dhe nuk do të duhej të kontestohej”.