Ramush Haradinaj: Dull, kjo çka po ban ti nuk është në rregull burrë!

Ramush Haradinaj: Dull, kjo çka po ban ti nuk është në rregull burrë!

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i pakënaqur me veprimet e partnerit të koalicionit qeverisës rreth mos pjesëmarrjes së zyrtarëve të kësaj partie në takimet e kryeministrit Avdullah Hoti, në procesin e dialogut.

Ai ka thënë se nuk është në rregull të shkojë Hoti në takime me koordinatorin shtetëror për dialogun Skender Hysenin dhe jo me njerëz të AAK-së, me të cilën LDK-ja është në koalicion.

“Nuk është në rregull që Hoti të hyjë në takim pa një përfaqësues të AAK-së. Është e pakuptimtë të vazhdohet në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka folur edhe për asociacionin e komunave me shumicë serbe, për të cilin tha se është negociuar në kohën kur kryeministër ka qenë Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, me të cilën AAK-ja është në koalicion qeverisës.

“Ne duhet të shkojmë në bazë të Kushtetueses. Marrëveshja për asociacionin ka pasur klauzolë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një detyrë për interpretim me kërkesë të ish-presidentes Atifete Jahjaga”, është shprehur ai.

Haradinaj ka folur edhe rreth dorëheqjes së Albin Kurtit nga posti i kryeministrit në muajin mars, duke thënë se kreu i Vetëvendosjes është dashur t’iu shkojë temave deri në fund.