“Ramush, Daut“ Jeni bë si Xhavit Haliti e Adem Grabovci, a po merreni me balet?

“Ramush, Daut“ Jeni bë si Xhavit Haliti e Adem Grabovci, a po merreni me balet?

Javën e kaluar, me kërkesën e presidentit të Serbisë, dhe pas kritikave të shumta të liderëve serbë, janë ndaluar punimet e rrugës Deçan-Plavë.

Presidenti i Serbisë, po thotë se përballë kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti do të kërkoj ndërprerjen e përhershme të punimeve ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë, nëpër zonën në afërsi të Manastirit të Deçanit.

Një kërkesë për ndalimin e punimeve të kësaj rruge, e ka bërë edhe kryeministri i Kosovës.

Ai ka kërkuar nga kryetari i Deçanit, që këto punhime të ndalojnë.

Por, pas kësaj, ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai ka pyetur vëllezërit Haradinaj se me çfarë sporte po merren, apo janë bë si Xhavit Haliti dhe Adem Grabovci duke qëndruar vetëm në teatër dhe balet.

Kjo ishte një ironizim i Miftarit me vëllezërit Haradinaj, pasi që në përurimin e kësaj rrugë kishin marr pjesë bashk me Avdullah Hotin, i cili u zmbraps përball Vuçiqit.

“Ramush, Daut me cilat sporte thoshit se po u marrshit ju përveç me shitë fjalë të mdhaja e patriotizëm para publikut, apo jeni bër si Xhavit Haliti e Adem Grabovci që tani veç në teater dhe me balet merren!”, shkruan Miftari.