Presidenti Donald Trump jep lajmin e shumëpritur: Vaksina kundër koronavirusit, gati brenda disa javësh

Presidenti Donald Trump jep lajmin e shumëpritur:

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një intervistë në “Fox & Friends” të martën pretendoi se një vaksínë për coronavirusin mund të aprovohet “brenda disa javësh”.

“Unë nuk jam duke e bërë këtë për arsye politike, unë e dua vaksinën shpejt”, tha Trump për nxítjen për një vaksinë, të quajtur “Operacioni Warp Speed”.

“Ju nuk do të kishit një vaksínë për vite me radhë… Unë përshpejtova procesin me FDA… Ne do të kemi një vaksínë brenda disa javësh, mund të jenë katër javë, mund të jenë tetë javë… ne kemi shumë kompani të shkëlqyera”, citohet të ketë thënë më tej Trump.

Komentet e presidentit Trump rreth vaksínës vijnë ndërsa disa demokratë kanë hedhur dyshíme mbi sigurinë e një vaksíne të mundshme për shkak të procesit të përshpejtuar.

I nominuari demokrat Joe Biden dhe kandidati i tij nënkryetar senatorja Kamala Harris, kanë shprehur shqetësime rreth presionit të mundshëm politik që mund të çonte në një aprovim të vaksinës shumë herët.

“Unë nuk do ta merresha me fjalët e Trump për këtë”, ka thënë Harris kur u pyet nëse do të merrte një vaksínë të miratuar para 3 nëntorit.

“Unë do të doja të shihja se çfarë thanë shkencëtarët”, u përgjigj Biden në një pyetje në lidhje me një vaksinë gjithashtu.

Ndërkohë, dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve ínfektíve, ka thënë në mënyrë të përsëritur është e mundur që një vaksinë të miratohet si e sigurt dhe efektíve deri në fund të vitit 2020 ose në fillim të vitit 2021.

Sidoqoftë, sfida pas kësaj është prodhimi masiv i vaksinës dhe shpërndarja e tij tek qindra miliona amerikanë./balkanweb