O ISE, Çka u bo breh? Ku mbetën fjalët e tua, mini-shengeni i jugosllavisë!

O ISE, Çka u bo breh? Ku mbetën fjalët e tua, mini-shengeni i jugosllavisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot ka hedhur në harresë deklaratën e tij të para një viti kur e quante Mini-shengenin, “mini-shengeni i mini-jugosllavisë”.

“Mini-shengeni”, është marr ëveshje e arritur sot në Shtëpinë e Bardhë nga ndërmjetësimi i presidentit të ShBA-së, Presidentit Donald Trump e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, që vjen nga radhët e LDK-së dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, shkruan Gazeta Insajderi.

“Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrë veshjes”, ka shkruar sonte Mustafa.

Por në nëntor të vitit 2019, Mustafa kishte pas mendim tjetër. Në profilin e tij i pari i LDK-së kishte shkruar se në cilat kuzhina është duke u zier mini-shengeni.

“Mini-shengeni i mini-jugosllavëve. Në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të Shtteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve”, kishte shkruar Mustafa.

Marrë veshja, e nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, parasheh, ndër të tjera, edhe anëtarësimin e dy shteteve në “zonën e mini-Shengenit”.

“Të dyja palët do t’i bashkohen ‘zonës së mini-Shengenit’, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në nëntorin e vitit 2019, dhe do t’i shfrytëzojnë plotësisht përfitimet prej saj”, thuhet në marrë veshjen e nënshkruar në Uashington, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.