“Nuk ka garanci që Izraeli do njohë pavarësinë e Kosovës”

“Nuk ka garanci që Izraeli do njohë pavarësinë e Kosovës”

Boiken Abazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, ka reaguar pas lajmit se Izraeli ka njohur Kosovës si shtet. Abazi shprehet se nuk ka ende një garanci që Izraeli do ta njohë Kosovën. Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se Izraeli nuk ka nënshkruar në këtë drejtim dhe se këta të fundit pretendojnë edhe për pronat e hebrenjve në Kosovë.

” Izraeli mund të vendosë hapjen e një zyre ndërlidhëse në Prishtinë “Liason Office”, siç e ka dhe Greqia, pa e njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, dhe këtë Hoti me shokë mund ta quajë edhe si “normalizim marrëdhëniesh diplomatike”. Megjithatë, mbetet për t’u parë.”,shprehet ai.

Reagimi i plotë: