Nuk do ta besoni, Ja ideja e kujt ishte për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja!

Ja ideja e kujt ishte për largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se ideja për largimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit, nga LDK’ja erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa.

“Ideja për largimin e Vjosa Osmanit unë besoj se kjo është ide e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. E ndihmuar nga ata që shkonin edhe te Grenelli për ta informuar se sa keq janë këta “poshtë”. Bëhet fjalë për Agim Veliun, Skënder Hysenin dhe Agim Veliun”, është shprehur Avdyli, në emisionin DPT te Fidani,.

Tutje, ai tha se nëse LDK’ja mbetet në Agim Veliun, vaj halli për të.

“Nëse LDK’ja mbetet në këta njerëz, vaj halli për të. Sepse nuk kanë autoritet”, është shprehur Avdyli.

“Një parti si LDK’ja e viteve të 90’ta, të mbetet në Agim Veliun. Kjo lë shumë për të dëshiruar”.

Tutje, ai tha se Veliu nuk ka guxim të dalë në zgjedhje.

“Veliu nuk guxim të dalë në zgjedhje dhe mendon se po flet me njerëzit e LDK’së si në komunë dhe mund t’i përjashtojë kur të dojë”, tha Avdyli.

“Ai asnjëherë nuk del në debate me analistë. Kjo sepse duke heshtur është munduar ta krijojë një ide sikur është shumë i mençur”.

Gjithashtu Avdyli thotë se faktorizimi i tij u bë nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

“Faktorizimi i tij u bë nga Isa Mustafa”, shtoi Avdyli.