Nga “balta” e Shqipërisë në kryeqytetin e Italisë, ja si e presin Vedat Muriqin në Romë

Një kalim me hapa gjigandi për Vedat Muriqin në karrierën e tij.

Një kalim me hapa gjigandi për Vedat Muriqin në karrierën e tij. Sul muesi shqiptar që dikur ishte pjesë e Teutës, ka kaluar shumë momente të vështira në vitet e mëparshme.
Për të kaluar me ekipet e vogla në Turqi dhe në momentin kur askush nuk besoi se do të shkonte shumë larg, erdhi edhe shpër thimi i këtij lojtari.

Golat e shumtë te Rizespori i dhanë një shans të madh Muriqit, ku menjëherë do të fitonte vëmendjen e Fenerbaces. Edhe në këtë aventurë tregoi aftësitë e tij, duke bërë diferencën te gjigandët e Turqisë. Vetëm pak minuta më parë është Lacio që zyrtarizon afrimin e Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.

Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me sulmuesin shqiptar që merrë kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.