Netanyahu vjen me një lajm të madh për Kosovën




Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se e mirëpret marrë veshjen me Kosovën për vendosje të marrë dhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem.
Ai përmes një videomesazhi në Twitter ka thënë se Kosova është shteti i parë mysliman që do ta ketë ambasadën e saj në Jerusalem.
Kryeministri izraelit e ka përmendur edhe Serbinë, e cila si pjesë e ujdisë, do ta zhvendosë ambasadën e saj në Jerusalem, njofton Klan Kosova.