“Nëse Vatikani do e njohë shpejt shtetin e Kosovës




Profesori i marrë dhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se nëse Vatikani do ta njohë së shpejti shtetin e Kosovës, kjo do të ishte njohje përfundimare e saj.
Sipas tij, pas Vatikanit, Kosovën do të detyroheshin ta njohnin edhe Spanja dhe shtetet e tjera të Bashkimit Evropian, përcjell Bota sot.
Bytyçi ka theksuar se nëse presidenti amerikan Donald Trump, do ta bindë Papën për këtë, ai do të hyjë në radhën e tre presidentëve tjerë para tij, si personalitet me përkrahje maksimale nga shqiptarët.
Reagimi i Bytyçit në Facebook:
Nëse Vatikani do e njohë shpejt shtetin e Kosovës, atëherë unë do ta vlerësoja këtë si njohje përfundimtare të saj!




Prej këtij momenti detyrohen ta njohin edhe Spanja dhe shtetet e tjera te BE-së.
Nëse presidenti Trump ia arrin ta bind Papën për këtë, atëherë ai do të hyjë në radhën e tre presidentëve tjerë para tij, si personalitet me përkrahje maksimale nga shqiptarët!
E kam shkruar pardje se delegacioni i Kosovës duhej ta kërkonte këtë njohje në këmbim të heqjes së pikës e cila angazhonte Serbinë për njohje!