Nervozohet keq Vjosa, Ja çka i thotë tani Grenellit

Ja çka i thotë tani Vjosa Grenellit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur emisarit special të SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, i cili në një postim të mëhershëm ia përmendi Osmanit ankesat e vazhdueshme të cilat ai i quajti “simbolikë”.

Kryeparlamentarja Osmani në Twitter i reagoi Grenellit duke i thënë se njohja reciproke nuk është simbolikë, por është njohje e një realiteti, veprim ky që siç u shpreh ajo SHBA-të ishin ndër të parat që e bënë.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Është njohje e një realiteti që SHBA-të ishin të parat ta bënin një gjë të tillë. Ta thërrasësh projektin tonë të përbashkët një “simbolikë”, minimozon investimet bipartizane të SHBA-ve në Kosovë”, ka shkruar ajo.

“Dhe jo, ne nuk luf tuam me Serbinë për fjalë, mbiemra apo simbolika, por luf tuam për liri, luf tuam kundër gjen ocidit. Dialogu i Kosovës nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohje reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çka premtuan”, ka shkruar ajo.

Osmani vazhdoi edhe më një postim të tretë, duke thënë se simbolika s’mund të krijojë vende pune, por se një gjë të tillë s’mund ta bëjnë siç u shpreh ajo “as politikanët e korr uptuar”.

“Pajtohem. Simbolika nuk krijon vende pune. Por as politikanët e korruptuar në Kosovë s’mund ta bëjnë këtë, politikanët që kanë udhëhequr me shtetin dhe kanë shkat ërruar ekonominë për 20 vite”, i është përgjigjur ajo Grenellit.