“Në Washington nuk shkohet për suxhuk”

Anisa Bahiti

Në Washington kanë nisur bisedimet mes përfaqësuesve të Serbisë dhe Kosovës në Shtëpinë e Bardhë. Me një përfaqësim të palës serbe që është në nivelin më të lartë me Presidentin Aleksander Vucic, njeriu më i for të politikisht i Serbisë që nga koha e Sllobodan Milloshevicit dhe nga ana tjetër zoti Abdullah Hoti, kryeministër i një koalicioni që mbahet në këmbë artficialisht dhe sigurisht njeriu më i dobët politikisht që nga koha e Rrahman Morinës, madje edhe më i dobët se Bajram Kosumi në vitet 2005-06.

Nga njera anë ndodhet Presidenti i Serbisë, trashëgimtari politik i humbësve të luf tërave të serbëve të viteve 90′ dhe nga ana tjetër përfaqësuesi i asaj çka mbetet nga ish partia e liderit më të fortë që ka patur ndonjëherë Kosova, Ibrahim Rugovës. Nga njëra anë është Presidenti i një vendi që ka udhëhequr disa fushata zgjedhore në vitet e fundit në vendin e vet dhe në anën tjetër një qeveri e cila me të treja partitë bashkë vlen vetëm 30% të elektoratit në Kosovë sot. Nga njëra anë është Vucic, i cili e bëri të qartë dje se në çfarëdo lloj marrëveshje nuk do të ketë njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia. Nga ana tjetër një kryeministër, i cili do jetë i detyruar të nënshkruajë një marrë veshje ekonomike për zonë të lirë investimesh në veriun e Kosovës, që “de fakto” përbën hapin e parë të dorëzimit edhe me letra të nëshkruara të veriut të Kosovës.

Nga njëra anë një President që kur të kthehet në vendin e vet do të shprehet se u kthye si fitimtar që nuk e njohu pavarësinë e Kosovës dhe në anën tjetër nje kryeministër që sapo të kthehet në vendin e vet, të dyja partitë më të mëdha me rreth 70% të elektoratit do tja kontestojnë marrëveshjen dhe ndoshta dhe rrëzojnë edhe qeverinë. Nga njëra anë do të kemi një President të një vend, i cili është bombarduar nga NATO dhe SHBA 20 vite më parë e sot pritet me qilim të kuq dhe nderet e një kryetari shteti. Në anën tjetër përfaqësuesi i një vendi që nuk ja njohin shtetin dhe që pritet t’i vënë nën aku zë gjysmën e lidershipit politik të vendit. Nga njëra anë do të kemi një President të një vendi, i cili pas disfatës në Gjykatën Ndërkombëtare 11 vite më parë ku e humbi Kosovën, do të nenshkruajë një marrëveshje e cila e tejkalon atë vendim gjykate. Në anën tjetër do të kemi Kryeministrin e një vendi, i cili do të nënshkruajë disa marrëveshje të karakterit ekonomik, ku në trajtën folklorike të popullatës së Kosovës, i bie një udhetim që shoqërohet me bukë, suxhuk dhe pak sallatë. Nga njëra anë do të kemi një Vucic i cili do të shihet si Mesia i sllavëve në Kosovë e Mal të Zi e nga ana tjetër një kryeministër që as lëvizjen e lirë të njerëzve brenda Shengenit nuk do të marrë pas këtij udhetimi në Uashington.

Të paktën të shpresojmë tja vlejë kjo marrëveshje politike për garën elektorale të Presidentit Trump saktësisht pas 2 muajsh, pasi nëse humb, do të jemi në të njëjtin pozicion qesharak të para 4 viteve, kur i gjithë lidershipi shqiptar, përfshi edhe “të djathtin” Basha, bënin tifo për Hillary Clintonin ndërsa fitoi Donald Trump. Një gjë është e sigurt, në Washington nuk shkohet vetëm për qebaba dhe suxhukë.