“Në Speciale do dalin fakte si shumë komandantë të UÇK-së natën vishnin uniforma të Serbisë”

“Në Speciale do dalin fakte si shumë komandantë të UÇK-së natën vishnin uniforma të Serbisë”

Ish-deputeti, Milaim Zeka, ka thënë se pas arrestimit të parë nga Gjykata Speciale, do të qartësohen shumë gjëra pas publikimit të aktakuzave.

Zeka, në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se do të “zbulohen gjëra të tmerrshme në biografitë e “heronjve”.“Do dalin fakte tronditese per shume individ qe i kemi mbajtur per heronje, ka ne mesin e tyre qe vertete jane shpallur te tille, po qe ne fakt tere jeten kane punuar dhe vepruar kunder interesave te shqiptareve, e per llogari te Serbise”, ka shkruar Zeka pos tjerash.

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale do te zbuloje gjera te tme rrshme ne biografite e “heronjeve”
Do dalin lakuriqe patriote e spijuje patriot.
Do dalin lakuriqe te atille qe vertete kane vra ne permasat e Avni Rrustemit, po edhe te atille qe kane vra diamante shqipetar, per ta pastruar veten nga kazani i mutsihanes serbe. Do dalin fakte tronditese per shume individ qe i kemi mbajtur per heronje, ka ne mesin e tyre qe vertete jane shpallur te tille, po qe ne fakt tere jeten kane punuar dhe vepruar kunder interesave te shqiptareve, e per llogari te Serbise.

Do dalin njereze perpara tribunalit te Gjykates Speciale qe diten jane sjellur si komandante te UÇK se, po naten kane veshur uniformen serbe. Keto fakte i kane ditur edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli, edhe Ramush Haradinaj, edhe shume te tjere.

Gjykata Speciale nuk do te denoje njereze vetem fizikisht, po edhe moralisht. Atje do dalin dokumenta e deshmi tronditese, per shume udbasha, qe ne i kemi mbajte per patriota, te shenderruar deri ne heronje kombetar.
Ata qe jane diamant perballe Serbise, te tille do kthehen. Shkelqimin e tyre nuk munde ta zbehe asnje qerre plehu te Serbise