Ne jemi dukë bërë punë brenda 3 muajve sa që nuk kanë bërë qeveritë për 20 vjet

Selmanaj: Ne jemi dukë bërë punë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se nuk kanë fríkë se mund të rrëzohet Qeveria Hoti, dhe se partnerët e koalicionit qeverisës nuk kanë dallime.Selmanaj ka th;n; se asnjë qeveri nuk mund të krahasohet me punën e Qeverisë Hoti.

Kur do që vlerësohet se mund të ketë një shumicë tjetër për ta rrëzuar Qeverinë, ne i përgjigjemi kushtetutshmërisht çdo iniciative. Ne jemi dukë bërë punë brenda 3 muajve sa që nuk kanë bërë qeveritë për 20 vjet. Po e kthejmë Kosovën aty ku duhet. Asnjë qeveri nuk mund të krahasohet me punën e bërë për këta 3 muaj”, pohoi ai për Telegrafin.

Selmanaj thotë se nuk kanë dallime me partnerët e koalicionit qeverisës.“Nuk kemi dallime me partnerët e koalicionit. AAK ka kërkuar vazhdimisht që SHBA të përfshihet në dialog, SHBA është përfshirë, nuk kemi dallime. Ajo çfarë po ndodhë në publik është pa kuptimtë.