Nasim Haradinaj: Vetëvendosje e Albini kurrë nuk e kan kundërshtuar Specialen

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit vetëm me fjalë e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.

Haradinaj thotë se VV kurrë nuk e ka kundërshtuar seriozisht formimin e kësaj gjykate.

“VV nuk e ka kundërshtuar kurrë Specialen përnime, e kanë thënë, por nga e ‘thëna në të bërë është një det i tërë’”, tha Haradinaj per Reporterin

Haradinaj tha se VV nuk ka votuar kundër, por ka dalë nga salla.

“Të abstenosh dhe të mos votosh kundër janë dy sene krejt të ndryshme”, tha Haradinaj.

Ai tha se ish-ambasadori amerikan, Greig Delawie i ka fríkësuar deputetët e VV-së.