Mediat serbe: Vuçiç në presion, i dorëzohet letra, Serbia duhet ta njohë Kosovën sot!

Mediat serbe

“Që në fillim të takimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu dorëzua një letër, sipas së cilës Serbia duhet ta njohë Kosovën sot”, kështu shkruan një prej mediave serbe e cila citon ministrin e financave Sinisa Mali.

Megjithatë mediat informojnë se këto janë ende burime jo zyrtare, dhe se në vijim ndoshta do të qartësohet se çfarë kanë patur më tepër në fokus, bisedimet mes Hotit dhe Vuçiç, në praninë e të dërguarit amerikan Richard Grenell.

Sipas mediave serbe, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi se në takimin në Shtëpinë e Bardhë, ka një letër në tryezë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiç.

Duke iu referuar burimeve të tyre, mediat shkruajnë se kjo letër i është paraqitur presidentit Vuçiç, që në fillim të takimit.

“Gjithçka është përgatitur më herët, shqiptarët e kanë ditur”, citohet të ketë thënë ky burim për Blic.rs.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë nisur sot e do të vazhdojnë edhe nesër.

Sipas administratës amerikane, temë e ditës së sotme do të jenë çështjet ekonomike, kurse të nesërmen është thënë se mund të diskutohen për atë që palët do të bien dakord.