“Më ktheni të jap shpirt në vendin tim”, ndërron jetë gjyshja shqiptare që shkoi në Siri të kujdesej për nipin dhe mbesën

Gjyshja shqiptare

Ishte ky ishte apeli i 73-vjeçares, Mentije Dumani, për autoritetet shqiptare. Por ky apel ra në vesh të shurdhër. Pasditen e djeshme gjyshja e Eva dhe Endri Dumanit u shua në kampin famëkeq në Al Haël në Siri.

Në videomesazhin e fundit për A2, gjyshja, e cila u detyrua të nisej për në Siri për t’u kujdesur për nipin e mbesën e saj jetimë kërkonte ndihmë. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ajo nuk reshti së kërkuari ndihmë. Para pak ditësh 73-vjeçarja kishte shpresë se do kthehej në Shqipëri, por kjo shpresë u shua së bashku me jetën e saj.

Ndërkaq, ka reaguar ashpër fotografi Algen Nikolla i cili thotë se bashkë me gazetarin e njohur Taulant Kopliku, donte të shkonte e ta merrte gjyshe Mentijen në kamp por shteti shqiptar s’i lejoi.

“Qofte mirë me zotin Mentije Dumani
Kjo zonjë grua që iku te ishte afër nipit dhe mbesës.. La rehatllikun e shtëpisë se vet, e shkoi në Siri të kujdesej për nipat jetimë (pavarësisht si kane përfunduar atje).. Më vjen plasja që sna lejuan shteti shqiptar të shkonim atje t’i merrnim, kishim vizat si unë e si Taulanti. Ishalla haku i ksaj zonje u bje kokes plehrave Sandër Lleshi, Gent Cakaj e të tjerëve!!!
Turp e faqja e zezë per këtë paloshtet”, shkruan Nikolla.