Marrëveshja Kosovë-Serbi, ky është reagimi i Vjosa Osmanit

Marrëveshja Kosovë-Serbi, ky është reagimi i Vjosa Osmanit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se “çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

Sipas saj, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve, për të cilën, sipas saj, duhet të arrihet konsensus i gjerë. Në këtë kontekst, ajo e potencoi si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë këtij procesi.

Këto komente, Osmani i ka bërë gjatë një takimi me ambasadoren finlandeze në Kosov, Pia Stjernval, me të cilën biseduan për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.