Lekaj: Popull, besoni se vendi ka nevojë për Ramush Haradinajn President

Zhvillimet e fundit në vend, konkretisht marrë veshja e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim amerikan, vazhdimi i dia logut në Bruksel si dhe tema për zgjedhjen e presidentit të vendit ka ndikuar që mes LDK-së dhe AAK-së të lëk unden themelet e koalicionit. Presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit pritet që mandati t’i skadojë në mars të vitit të ardhshëm, e për ta zënë karrigen e tij, tani po synon kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Por për LDK-në, për postin e Presidentit është herët të flitet, ndërsa kanë thënë se kjo nuk ka qenë pjesë e marrë veshjes për bashkëqeverisje. Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj në një bisedë për Periskopin thotë se zgjedhja e Haradinajt president i vendit është e nevojshme sidomos në zhvillimet politike veçanërisht në raport me defi nimin e marrëdh ënieve me Serbinë.

Tutje, Lekaj i arsyeton dorëheqjet e Haradinajt nga poz ita e kryeministrit të Kosovës me thirrjet e bëra nga Dhoma e Spec ial izuar në Ha gë.

‘’Konstelacionet politike dhe zhvillimet që na presin mbi definimin e marrëdh ënieve tona me Serbinë por edhe në raport me miqtë tonë, e bëjnë Ramush Haradinaj, jo vetëm adekuat, por edhe shumë të nevojshëm të jetë në krye të presidencës sipas radhës së zgjedhjes së presidentit. Si Kryeministër ke një dyzinë njerëzish e disa koncepte të partnerëve për rreth e me të cilët duhet të shtysh përpara agjenda, e të cilën Haradinaj e ka bërë deri në momentin sa nuk ka patur zhvillime siç edhe kanë ndodhur. Ju e dini që në të dyja herët nuk është se ka dhënë dorëheqje vetëm se është zgjuar në një mëngjes dhe iu është tekë. Por sepse ka patur ftesa (ndoshta edhe si formë presioni për ndonjë lëshim) nga Haga, kemi të bëjmë këtu dy herë në vitin 2005 dhe 2010 e poashtu edhe në vitin 2019. Pra e shihni që muri i for të god itet më së shumti derisa nuk thyhet’’.

Në anën tjetër, Lekaj thotë se LDK ka mjaftë përf shirje si në qeveri ashtu edhe në di alog, kështu duke ua bërë me dije se kësaj partie duhet t’i mjaftojnë pozita e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe koordinatorit për dialog. Sipas tij, AAK-së, në njëfarë forme i takon posti i presidentit.