LAJMI FUNDIT: Zbulohet skenari i Thaçit ndaj kryeministrit Hoti

Thaqi Hoti:

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur hapjen e çështjes së Asociacionit të komunave serbe, në dialogun në Bruksel, të enjten, kthim pas për Kosovën.

Ai ditë më parë kërkoi që parlamenti i të jetë më i kujdesshëm duke vënë në dukje se, “Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëv eshje të re për Asociacionin”.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se deklarata e Thaçit rreth Asociacionit është kthim prapa për Kosovën, tregon hípokrízinë e këtij njeriu, i cili tashmë është i vetëdijshëm se ndodhet në fundit e karrierës politike.

Analisti thekson se e tëra çfarë po mundohet të bëjë Thaçi, është krijimi tensíoneve politike në vend dhe godítja e kryeministrit Avdullah Hoti.

“Kryeministri Hoti gjithnjë e më shumë po merre pozitën e një partneri të besueshëm në Uashington, Bruksel e Berlin, duke përfaqësuar interesat e vendit në mënyrë të duhur, dhe kjo sikur po e pengon presidentin Thaçi dhe pozita e tij në periferi të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi që natyrisht po i krijon frustrim, po e shtynë në ve[prime dhe deklarime të papërgjegjshme dhe të rrezikshme për vendin. Krejt në fund, Kosova ka marrë obligime për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe ky asociacion duhet të formohet konformë ligjeve dhe kushtetutës së vendit pa kompetenca ekze kutive apo të lloji të pushtetit të tretë në Kosovë”, tha në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.