LAJMI FUNDIT: Kjo është arsyeja e bastisjes së zyreve të OVL së UÇK’së

Avokati Tomë Gashi

Për më shumë se tetë orë, sot hetu esit e Gjykatës Speciale të Hagës kanë kryer një bastísje në zyret e OVL së UÇK’së në Prishtinë, dhe kanë arrestuar dy nga figurat kryesore të këtij institucioni, kryetarin Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinajn, shkruan Gazeta Metro.

Avokati Tomë Gashi i OVL’së ka thënë se nga Haga mendojnë se janë kopjuar dokumentet e dorëzuara në OVL të UÇK’së dhe se për këtë po e bëjnë bastisjen.

“Ata mendojnë se mos janë kopjuar gjëra të tjera të dokumenteve, gjë që nuk ka ndodhur dokumentet gjithmonë hetuesit i kanë marrë ato që kanë mbetur”, tha Gashi në KlanKosova, duke theksuar se rasti që nuk është dashur të ndodh fare është arre stimi i kryetarit të OVL UÇK’së, Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt.

“Ne themi se rasti që nuk është dashur të ndodh fare është arre stimi i kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit, dhe i Nasim Haradinajt. Ne nga ajo që e kemi parë Z. Gucati është arre stuar në lidhshmëri me dokumentet që janë sjell nga persona të paftuar në OVL të UÇK-së. Ata tani janë duke bërë një bastísje rutínore nuk ka asgjë spektakolare janë duke konfiskuar thjesht shtëpiza të kompjuterëve për të parë eventualisht mos po gjendet ndonjë gju rmë inkrímínuese. Unë besoj se gjithë fajin mund ta ketë Gjykata Speciale që i ka lejuar t’i rrjedhin këto dokumente dhe jo OVL e UÇK-së, meqenëse se ata kanë thënë gjithmonë që dokumentet që i kanë sjell personat për tre rastet do t’i bëjnë publike meqenëse kjo organizatë është kundër Gjykatës Speciale dhe shihet bashkëpunimi i organeve të Serbisë me Gjykatën Speciale”, tha avokati Gashi.

Kujtojmë, që ende nuk dihen arsyet e shoqërimit të Haradinajt, e as të arres timit të Gucatit.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, tha se kjo organizatë nuk e njeh Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

“Nuk e njohim këtë gjykatë (Gjykatën Speciale). Kjo është një ditë që troket në të gjitha dyert e qytetarëve të Kosovës. Tani, çka na bën të mendojmë? Na bën të mendojmë a kemi shtet, a kemi or gane shtetërore, a kemi parlament, a kemi Kushtetutë”, tha Haradinaj.

Dhomat e Specíalízuara dhe Prokuroria e Specíalízuar në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Specíale, merren me hetímin e krímeve të supozuara të luf tës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.