Lajm i madh nga Hoti: Kjo që e bëmë ne me Amerikën duhet të gëzohet çdo shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar më në detaje benefitet që Kosova do të ketë pas nënshkrimit të sotëm të deklaratës së përbashkët zotuese, me SHBA-të.

Hoti thotë se nga kjo ujdi, do të krijohen mijëra vende të reja pune.

”Marrëve shja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të reja pune

Bashkë me anëtarë të kabinetit, gjatë ditës së sotme kemi pritur në takim një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili përbëhej nga i dërguari special i ShBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell, kryeshefi ekzekutiv i Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA, (DFC) Adam Boehler, përfaqësues të USAID-it, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në ShBA.

E kam njoftuar delegacionin amerikan për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe angazhimin tonë për rimëkëmbje ekonomike. Po ashtu kam falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në rrugën e saj euroatlantike, si dhe në projektet konkrete për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Pas takimi, në një ceremoni të veçantë, me kryeshefin Ekzekutiv të Koorporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në ShBA (DFC), Adam Boehler, kemi nënshkruar deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe ShBA-ve”.

Më poshtë fjalimi i tij i plotë në konferencë për media: