Ky detaj ju ka ikur qytetarë, nga takimi në Uashington!

Nga takimi në Uashington, Ky detaj ju ka ikur qytetarë!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic të premtën nënshkruan marrë veshje në SHBA, nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump. Ky i fundit, para kësaj i priti secilin në takime të ndara, vetëm se emisari Richard Grenell mori pjesë vetëm në njërin prej tyre.

Katër shtatori ishte një datë me zhvillime të rëndësishme për Kosovën. Kryeministri Hoti u prit në një takim të ndarë me presidentin Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë takim, Trump e siguroi Hotin se Izraeli do ta njeh pavarësinë e Kosovës si pjesë e marrëveshjes që do të nënshkruhej, e ku morën pjesë edhe shumë zyrtarë të tjerë amerikanë.

Në mesin e tyre, ishte edhe emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, vetëm se ky nuk u pa edhe në takimin e Trumpit me presidentin Aleksandar Vucic, përcjell Gazeta Metro.

Ende nuk dihet arsyeja se pse Grenell nuk mori pjesë në këtë takim, por në fotografitë e publikuara ai nuk shihet në zyrë derisa Vucic qëndron i ulur përballë presidentit amerikan.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia nën ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike e cila u tha se do t’i përmirësojë marrëdhëniet mes dy shteteve.

Trump i ka siguruar Kosovës njohjen nga Izraeli, e cila njëherit është edhe pika e fundit e marrë veshjes së nënshkruar më 4 shtator.