Kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga lista e karantinës?

Kur do ta heqë Zvicra Kosovën nga lista e karantinës

Sipas shifrave që publikon duke i përditësuar “SRF”, nga sot në listën e rrezíkut të BAG, krahas 51 vendeve sa janë tani, do të duhej të futeshin disa vende tjera.

Nga ana tjetër, vetëm pak shtete si: Kosova, San Marino, Surinami dhe Ishujt e Vírgjër Britanikë pritej të hiqeshin nga lista.

Siç është shkruar tashmë, numri i infeksioneve të reja në Kosovë ka rreth dy javë që është nën kufirin që përcakton Zvicra për vendosjen në listën e rrezíkut.

Por, ndonëse ishte paralajmëruar, përditësimi i listës nuk u bë as sot.

Vendet që kanë plotësuar numrat për t`iu shtuar listës ekzístuese të rrezíkut, janë: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Ishujt Faroe, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Luksemburgu, Maroku, Nepali, Holanda (dhe territoret e saj përtej detit), Omani, Portugalia, Sllovenia, Hungaria dhe Britania e Madhe.

Në rastin e vendeve fqinje, sikurse edhe më parë, do të bëhet dallimi midis provincave dhe shteteve si të tëra, transmeton albinfo.ch. Aty mund të goditen zonat e mëposhtme: Bretanja, Liguria, Austria e Poshtme, Austria e Epërme,

Nga ana tjetër, regjionet si: Auvergne-Rhône-Alpes (me Lyon, Annecy dhe Grenoble), Bourgogne-Franche-Comte (me Dijon, Besançon dhe Auxerre), Vorarlberg, Tirol dhe Trentino-Alto Adige edhe pse janë mbi kufirin e rrezikut, përjashtohen nga karantina si zona kufitare.